Mesfushori ofensiv Igor Coronado, në edicionin e ardhshëm do të luajë në Premier League, te skuadra e Watfordit. Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet angleze.
Watfordi tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën e Palermos për transferimin e Coronados në fund të këtij edicioni për dhjetë milionë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.
Coronado, 25-vjeçar, me ekipin anglez do të firmos kontratë katërvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Ai këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka bërë tetë asistime në 28 paraqitje në Serie B.
Coronado ka kontratë me skuadrën italiane deri në vitin 2021, kurse në radhët e saj u transferua para fillimit të këtij edicioni nga Trapani për 1.5 milionë euro.