Ekipi nga Premier League, Watfordi mund ta bllokojë sulmuesin Emmanuel Dennis që të shkojë në Kupën e Afrikës me Përfaqësuesen e Nigerisë për shkak se u ftua me vonesë.
Sulmuesi u përfshi në skuadrën prej 28 lojtarësh të Nigerisë pasi bëri përshtypje me paraqitjet e tij te Watfordi. Ai të martën shënoi gol në humbjen 4:1 nga West Hami, duke e çuar në tetë numrin e golave këtë sezon në Premier League.
Megjithatë, trajneri i Watfordit, Claudio Ranieri tha se klubi e ka problem të lirojë Dennisin për shkak se ai e mori ftesën me vonesë.
“Nuk jam aq i sigurt se Dennis do të më mungojë, pasi nuk e di nëse do të shkojë në Kupën e Afrikës. Le të mendojmë për këtë javë dhe pastaj do t'ju tregoj”, ka thënë Ranieri. “Përfaqësuesja e ka një kohë të caktuar për të dërguar ftesën. Nigeri nuk e respektoi këtë pasi e dërgoi me vonesë dhe Dennis mund të mos shkojë në Kupën e Afrikës”.
Nigeria është pjesë e Grupit D në Kupën e Afrikës së bashku me Egjiptin, Sudanin e Guinenë-Bissau. Ndeshjen e parë, e luan më 11 janar kundër Egjiptit.
-
Cilat klube të Premier Leagues “goditen” më së shumti nga Kupa e Afrikës
-
Sarr i bashkohet Senegalit para çerekfinales në Kupën e Afrikës
-
Klubet e Premier Leagues që do të vuajnë më së shumti shkaku i Kupës së Afrikës
-
Mane ftohet nga Senegali për Botëror
-
Osimheni kërcënon me largim nga Kupa e Afrikës dhe kthim te Galatasaray