Disa orë para se nëna dhe babai i Yuta Watanabes të niseshin për t'u kthyer në Japoni, ai u fut përmes turmave në Hotel Bellagio dhe zuri një vend brenda restorantit.
Ai mban në trup fanellën e skuadrës së NBA-së, Brooklyn Nets edhe pse nuk ka lojë për të luajtur. Watanabe po pret të përshëndetet me prindërit e tij, të cilët e vizituan për disa ditë në SHBA, përcjell Koha Ditore shkrimin e Washington Post.
"Unë jam vetëm një basketbollist dhe e kam parasysh se varem shumë prej këtij sporti", thotë Watanabe 23-vjeçar. "Por kjo ka të bëjë edhe me mediumet".
Watanabe e kupton se kur përfaqëson një ekip profesional, atëherë duhet të jetë i gatshëm për të dhënë intervista që kanë të bëjnë me NBA-në. Kjo është puna që ai e do me çdo kusht, sikurse edhe tifozët e tij nga Japonia që kanë përcjellë paraqitjet e tij në "Youtube" gjatë kohës sa luante në ligën verore të NBA-së në Las Vegas....(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
LeBron James do ta bartë flamurin e SHBA-së në LO “Paris 2024”
-
Çdo gjë gati për Botërorin e basketbollit, SHBA-ja në kërkim të titullit
-
Në Filipinet e çmendura pas basketbollit, Botërori do të jetë një moment i shkëlqyer
-
Antetokounmpo thotë se nuk është gati fizikisht të luajë në Botëror
-
Për vëllezërit Antetokounmpo, Eurobasketi është shans tjetër për t’u rritur së bashku