Është një tregim i jashtëzakonshëm që përshtatet në mënyrë të përkryer me kriterin e përrallave kinematografike.
Grupi i vëllezërve me prejardhje nga Nigeria, të lindur në Greqi në rrethana varfërie, kthen fantazitë e egra të pasurisë dhe famës në një realitet të magjishëm nëpërmjet një aventure basketbollistike që dërgoi familjen e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një ëndërr amerikane, e krijuar në Athinë. Ngritja - përralla e pabesueshme e vëllezërve Antetokounmpo.
“Ata duhej ta ulnin zërin pak”, këshillon Thanasis, i dyti më i madhi në mesin e pesë vëllezërve e motrave. Momente të errëta, jo të përfshira në këtë skenar filmi me ndjenjë të mirë. Tani gjithçka që mund të shihet është dritë, talentet e tyre të ndriçuara në ekrane për t’u shijuar nga të gjithë.
Çfarë ngritje, me të vërtetë. Ditët e sotme të tyre janë një botë tjetër nga koha kur ata shisnin syze dielli dhe çanta nëpër qoshet e rrugëve në hijet e Partenonit për të siguruar ushqim.
Edhe
Ndikimi i madh i Kostas Antetokounmpos te Greqia
“Paksa më ndryshe tani”, reflekton 30-vjeçari Thanasis. “Ndonjëherë kur kthehem në Greqi, provoj dhe eci andej vetëm për ta motivuar veten, për të marrë një vlerësim të çdo gjëje nëpër të cilën kemi kaluar”.
Ato rrugë kanë udhëhequr në mënyrë të pabesueshme drejt tre titujve të ligës NBA, të përfshira në koleksionin familjar.
E para nuk u arrit nga Giannis Antetokounmpo, dy herë lojtari më i vlefshëm i ligës, apo nga Thanasis, bashkëlojtari i tij te Milwaukee Bucks. Por nga Kostas, i dyti më i riu nga ky brez, i cili e mposhti vëllain e tij më të madh në atë copëz historie të basketbollit të Greqisë për një vit, gjatë kohës sa ishte te Los Angeles Lakers.
Aktualisht ata janë në kërkim të titullit në “FIBA Eurobasket 2022”. Po të ishte edhe vogëlushi i grupit, Alex, që mungon në listën finale të Greqisë, do të ishte kuartet dhe jo treshe. Greqia ka nisur përgatitjet për fazën e nokautit që mbahet javën tjetër në Berlin.
Më shumë ëndrra të realizuara. Momente për album familjar. “Është eksperiencë e jashtëzakonshme”, deklaron Giannis, 27-vjeçar.
“Ndonjëherë kur ke eksperienca të tilla dhe krijon historinë, jeni duke kaluar nëpër atë moment dhe nuk e kupton. Por e di se 10, 15, 20 vjet më pas ne do ta kthejmë kokën prapa dhe do të themi, ‘uau, shiko, ne të tre’. Ne mund ta ndajmë dhe ta ndiejmë të njëjtin tregim dhe kjo është e veçantë”.
Ata e shtyjnë njëri-tjetrin, do ta bëjnë një gjë të tillë dhe do ta përkrahin në vazhdimësi. Në palestër, një përshëndetje me grusht ndërmjet Giannisit dhe Thanasisit. Në bankën e rezervistëve, në stërvitje, përkrahja e ndërsjellë e shtynë njëri-tjetrin para.
“Është gjithmonë shpirt i mirë garues”, thekson 24-vjeçari Kostas, paraqitja e vonuar e të cilit në Eurobasket për shkak të një lëndimi në gju erdhi të enjten ndaj Estonisë.
“Ne mundohemi që të mos mendojmë se dikush është më i mirë se tjetri. Ne vetëm mundohemi që secili të përmirësohet në të njëjtën kohë. Unë e ndihmoj Giannisin. Giannisi më ndihmon mua. Thanasis e ndihmon Giannisin. Unë e ndihmoj Alexin dhe anasjelltas”.
ADN-ja e përbashkët i ka mbushur me ambicie. Për të shkëlqyer, e më pas për t’u ngritur në një nivel si nëna e tyre Veronica, ish-kërcyeses së larti, që u përpoq të arrinte suksese.
Edhe
Greqia i bashkohet Turqisë në gjysmëfinale
“Ka konkurrencë dhe motivim, më së shumti”, shton Thanasis. Shumë në fakt. “Sepse secili është ndryshe. Çdo lojtar është ndryshe. Dhe ne vetëm e kemi shtyrë veten para, e kemi shtyrë njëri-tjetrin, për të qenë versioni më i mirë i vetes”.
Alex, që është vetëm 21-vjeçar, është konkurrenti më i madh i grupit, tregon ai. “Për shkak se është më i vogli”, shton Kostas. “Më të vegjlit gjithmonë dëshirojnë të jenë më të mirë se vëllezërit më të mëdhenj. Ai është shumë i përkushtuar. Shpresojmë që Alexi do të përmirësohet po ashtu e të bëhet më i mirë”, shton Giannisi. “Dhe ndoshta një ditë do t’i bashkohet këtij ekipi dhe ta ndihmojë të jetë ekip i madh”.
Ata të gjithë po mundohen në fakt që të bëhen më të mirë se totemi i njohur si “Greku i Frikshëm”, i cili prin në listën e koshashënuesve me statistika në Eurobasket me 31 pikë për ndeshje. Ai e shfrytëzoi Milanon për të luajtur si një ndeshje miqësore kundër Ukrainës të martën kur i realizoi 41 pikë në fitore.
Ekranet e qindra telefonave po shkëlqenin. Nuk ka dyshim se konkurrenti i tij në Evropë e në NBA është Luka Donçiq, lojtar i cili ka realizuar 47 pikë të mërkurën. Edhe një kaptinë e shkëlqyer në këtë biografi fantastike.
Momente për t’u shijuar, pajtohet Thanasis, por një tjetër kujtim i shumë pjesëve të këtij tregimi është shfaqur larg nga kamerat.
“Gjërat e thjeshta, jo gjërat e jashtëzakonshme”, janë ato që ai i vlerëson më së shumti. “Disa njerëz do të thoshin ‘o Zot, ai e nguliti apo ai po gjuan tani’”.
“Unë kam qejf gjëra të thjeshta. Mentaliteti dhe mençuria, mënyra se si studion. E shoh rrugën nëpër të cilën ai po ec. Ai e di se ku dëshiron të shkojë”.
Destinacioni i radhës: Berlini. Misioni: Medalja e artë për Greqinë, për t’i bashkuar me unazat e ligës NBA.
Kjo e pamundur, rrugë e jashtëzakonshme, ende është larg. Një mundësi tjetër për tre vëllezërit që të ngrihen së bashku.
Edhe
Antetokounmpo kthehet me 27 pikë
“Sa herë e ke parë këtë në ndonjë përfaqësueses?”, qesh Kostasi. “Është shumë e veçantë dhe me të vërtetë i vlerësoj këto momente dhe këtë eksperiencë”.
“Është nder ta ndash palestrën së bashku me vëllezërit – dhe me vëllezërit tjerë – të gjithë së bashku”, thotë Thanasis.