Mesfushori i Valencias, Daniel Wass ka thënë se ishte e tmerrshme që u lejua zhvillimi i ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Atalantas në shkurt.
Ai ka treguar se shumë lojtarë u sëmurën si pasojë.
“Ishte e tmerrshme të luanim kundër Atalantas, shumë lojtarë u sëmurën”, ka thënë Wass për “TV3”. “Do të kisha dëshirë që të jem në Danimarkë tash. Bashkëshortja ime dhe dy fëmijët janë në Danimarkë, pasi besojmë, përkundër të gjithave, është më e sigurt të jemi në Danimarkë sesa në Spanjë. Ka pasur shumë të vdekur në Spanjë dhe spitalet janë të shumë të ngarkuara. Nuk ka shumë njerëz nëpër rrugë. Në gjashtë javët e fundit, nuk jemi lejuar të dalim nga shtëpitë. Është e vështirë, veçanërisht kur flas me familjen në Danimarkë, që ka mundësi të dal të ecë”.
Në mars, kryebashkiaku i Bergamos, Giorgio Gori, tha se ajo ndeshje ishte si bombë biologjike.
Një raport në “Cadena Ser” tregon se takimi mes dy klubeve në Milano më 19, në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve në shkurt mendohet se është burimi kryesor i shpërndarjes masive të virusit në rajonin e Lombardisë në Itali. Lombardia është rajoni që është prekur më së rëndi nga virusi.
Në një komunikatë të lëshuar nga Valencia më 16 mars është thënë se 35 për qind e skuadrës ka dal pozitive me koronavirus dhe po ashtu ishte përmendur fakti se është dashur të luhet më 19 shkurt në një zonë që është llogaritur si e rrezikut të lartë nga autoritetet italiane.
Edhe
Kryebashkiaku i Bergamos thotë se ndeshja Atalanta – Valencia ishte “bombë biologjike”
Lojtarët e Valencias, Ezequiel Garay, Jose Gaya dhe Eliaquim Mangala, ishin në mesin e atyre që dolën pozitiv me koronavirus. Të gjithë janë rikuperuar tashmë.
Luca Lorini – drejtor i kujdesit intensiv në spitalin “Giovanni XXIII” në Bergamo – ka thënë në mars se ndeshja e Ligës së Kampionëve në Milano, e luajtur para mbi 44 mijë shikuesve, ka qenë moment kritik.
“Jam i sigurt se 40 mijë njerëz duke përqafuar dhe puthur njëri-tjetrin në një distancë prej një centimetër katër herë, ndërsa Atalanta shënoi katër gola, ishin nxitës të jashtëzakonshëm të infeksionit”, ka shpjeguar Lorini.
Atalanta fitoi ndeshjen në Itali me 4:1 e më pas e fitoi edhe ndeshjen e kthimit në Spanjë me 4:3, ndeshje që u luajt pa shikues.
-
Kapiteni i Atalantas pranon se ndeshja kundër Valencias mund të ketë ndikuar në përhapje të koronaviusit në Bergamo
-
Ndeshja Atalanta – Valencia mund të ketë ndikuar dukshëm në përhapjen e koronavirusit në Bergamo
-
Valencia kërkon përgjigje nga Gasperini
-
Sportiello, lojtari i parë i Atalantas i prekur me koronavirus