Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, akuzohet se është sjellë në mënyrë të papërgjegjshme, ndërsa Valencia ka kërkuar nga UEFA dhe autoritetet italiane që të ndërhyjnë.
Gasperini pranoi të dielën se ai kishte shfaqur simptome të koronavirusit para se Atalanta të udhëtonte për në Valencia për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në mars.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubi spanjoll është befasuar me komentet e trajnerit dhe ka thënë se Gasperini ka rrezikuar të infektojë shumë njerëz me COVID-19.
Ministrja e Shëndetësisë e Valencias, Ana Barcelo, ka kritikuar Gasperinin që ka udhëtuar në Mestalla.
“Ai është sjellë në mënyrë të papërgjegjshme. E ka ditur se po vinte në një zonë të rrezikut të lartë. Ai nuk është dashur të udhëtonte. Lajmi, në çdo rast, konfirmon pse ndeshja është dashur të luhej pa shikues, siç është luajtur”, ka thënë Barcelo për “Marcan”.
Gazeta po ashtu ka shkruar se Valencia po pret një reagim nga UEFA dhe autoritetet shëndetësore italiane, për të marrë masa ndaj trajnerit 62-vjeçar.