Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, dëshiron që tifozët të kthehen në stadiume sa më shpejt dhe shpreson që kushtet të jenë më normale për edicionin e ardhshëm.
Atalanta është në një seri prej 16 ndeshjeve pa humbje në Serie A dhe synon ta vazhdojë këtë formë.
Mirëpo, Gasperini thotë se nuk është plotësisht i kënaqur me situatën aktuale, para ndeshjes së parafundit të stinorit që e luan nesër ndaj Parmës.
“Kemi arritur në dy ndeshjet e fundit të stinorit. Ka qenë një stinor emocional deri në shkurt, me stadiume të mbushura kudo. Virusi shkatërroi jetën e të gjithëve, na vendosi në një situatë për të tentuar të fillojmë sërish për shpëtim të futbollit. Pa shikues, nuk është e njëjta gjë. Edhe nëse ndeshjet ishin të vërteta. Ne shpresojmë që tifozët të kthehen në stadiume sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithë klubet dhe lojtarët kanë kaluar nëpër momente të vështira”, ka thënë Gasperini, njofton “Football Italia”.