Golden State Warriors luajti në stilin e kampionit duke treguar paraqitje të shkëlqyer në mbrojtje e sulm, për të arritur fitore të rëndësishme e të thellë përballë Los Angeles Clippers, 141:113.
Kjo ishte fitorja e 11-të rresht e “Luftëtarëve” përballë kësaj skuadre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fitore te Golden State paraqitje të jashtëzakonshme pati snajperisti Stephen Curry që realizoi 31 pikë, dhe ishte i saktë shtatë herë nga 11 tentime sa i pati për tri pikë, duke shtuar edhe gjashtë asistime e pesë kërcime.
Skuadrës Clippers, nga ana tjetër, nuk i ndihmuan në shmangien e humbjes as 19 pikët e Danilo Gallinari dhe 17 të Lou Williamsit.
Kyrie Irving shënoi 24 pikë edhe në ndeshjen e tretë rresht, Jaylen Brown, shtoi 18 dhe Horford pati 13 kërcime për Boston Celtics në fitoren kundër San Antonio Spurs, 108:94, dhe ishin më të mirët në fitoren e pestë rresht të Bostonit.
Te San Antonio, kjo ishte ndeshja e parë këtë edicion, ku ylli LaMarcus Aldridge e mbylli ndeshjen me vetëm 11-të pikë.
Për ekipin më të trofeshëm në NBA, Bostonin, kjo ishte fitorja e parë ndaj këtij kundërshtari pas 11-të ndeshjeve.