Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Warriors – Nets ndeshja e parë në NBA pa shikues

Foto: Reuters

Ndeshja e Golden State Warriors me Brooklyn Nets të enjten do të luhet pa shikues për shkak të përhapjes së koronavirusit, njoftojnë mediumet amerikane të mërkurën, transmeton Koha.net.

Ndeshja në “Chase Center” të San Franciscos do të jetë e para në NBA që do të luhet pa prani të shikuesve këtë vit.

Qyteti i San Franciscos ka ndaluar tubimet në masë të mbi 1000 personave për së paku dy javë, në tentim për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Gjitha ngjarjet në “Chase Center” deri më 21 mars janë anuluar apo shtyrë.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën për të marrë hapat më të mirë të mundshëm”, është thënë në një komunikatë të Warriorsit.

Po ashtu është njoftuar se turneu final i basketbollit universitar në SHBA do të luhet me numër shumë të vogël të tifozëve. Në tribuna do të jenë vetëm numër i vogël i familjarëve si dhe staf esencial.

E të mërkurën është shtyrë edhe turneu FED Cup Finals në tenis për shkak të koronavirusit. Turneu ishte paraparë të mbahej në Budapest nga 14 deri 19 prill. Por, është shtyrë për më vonë këtë vit.

Artikuj të ngjashëm