Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wan-Bissaka dënohet me dy ndeshje moslojë në “Champions”

Aaron Wan-Bissaka është dënuar me dy ndeshje moslojë nga UEFA për shkak të kartonit të kuq të marrë në humbjen e Manchester Unitedit kundër Young Boysit në Ligën e Kampionëve.

23-vjeçari u ndëshkua direkt me të kuq për shkak të ndërhyrjes së ashpër në pjesën e parë në ndeshjen e 14 shtatorit.

Ai do të mungojë të mërkurën kundër Villarrealit dhe kundër Atalantas më 20 tetor.

Skuadra zvicerane është gjobitur me 31 mijë funte për shkak se një tifozë hyri në fushë.

Ndërkohë, Leicesteri dhe Napoli janë gjobitur për shkak të trazirave të tifozëve gjatë ndeshjes në Ligën e Evropës më 16 shtator.

Edhe Unitedi pa Maguiren ndaj Chelseat Futboll Unitedi pa Maguiren ndaj Chelseat

“Dhelprat” janë dënuar me 17 mijë e 200 funte, ndërsa skuadra italiane me 8600 funte. Të dyja tifozëritë kanë hedhur objekte në drejtim të njëri-tjetrit në barazimin 2:2 në “King Power Stadium”.

Italianët janë dënuar edhe me 4300 funte dhe janë detyruar të paguajnë çdo riparim që do të bëhet në stadium nga dëmet që i kanë shkaktuar tifozët e skuadrës.