Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Walcotti në listën e Interit për janar

Interi raportohet se është duke përgatitur një ofertë për anësorin e Arsenalit, Theo Walcott.

Calciomercato.it raporton se klubi italian është duke menduar që gjatë afatit të janarit të bëjë një ofertë për anglezin 28-vjeçar, i cili nuk po gjen vend në formacionin bazë të klubit londinez.

Mediumi i njohur italian shton se Walcott “ishte në radarin e Interit gjatë dekadës së fundit” dhe transferimi i tij do t’i hapte rrugë largimit të Antonio Candrevas.