Evertoni raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e Theo Walcotit nga Arsenali gjatë janarit.
28-vjeçari vazhdimisht është lidhur me një largim nga Londra dhe Daily Mail raporton se Arsene Wengeri e dëshiron shitjen e tij për të fituar fonde për transferime të reja tek Arsenali.
Për shërbimet e tij interesim kanë shprehur edhe West Ham Unitedi me Southamptonin, por Evertoni është pretendent kryesor për transferimin e tij.
Walcotti sivjet ka luajtur vetëm tri herë në Premier Ligë. Këto paraqitje ai i zhvilloi si zëvendësues.
Artikuj të ngjashëm