Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni kompleton transferimin e Walcottit

Evertoni ka kompletuar transferimin e Theo Walcottit nga Arsenali për 20 milionë funte.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë për tre vjet e gjysmë.

28-vjeçari largohet nga Arsenali pas 12 vjetësh qëndrimi. Ai për 397 paraqitje ka realizuar 108 gola.

Anglezi, që nuk kishte startuar në asnjë ndeshje në ligë në sezonin e ri, synon që me skuadrën e re të ketë më shumë paraqitej dhe të garantojë vend për ekipi përfaqësues për Botërorin e këtij viti, transmeton Koha.net.

Arsenali me shitjen e Walcottit po synon të grumbullojë të hyrat për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang nga Dortmundi.