Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni do ta lejojë largimin e Walcottit

Theo Walcott, nuk do të jetë pjesë e Evertonit në sezonin e ri.

Klubi nga Liverpooli, do ta lejojë largimin e 32-vjeçarit në fund të këtij edicioni, shkruan “Football Insider”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi i krahut është i huazuar te Southamptoni deri në fund të kampionatit.

Por, në fund të qershorit i skadon kontrata me Evertonin dhe do të mbetet lojtar i lirë.

Walcotti është paraqitur në 19 ndeshje të Ligës Premier me Southamptonin dhe ka shënuar dy gola.Si lojtar, Walcotti është rritur te Southamptoni, kurse karrierë ka bërë edhe tek Arsenali.

Ai ka edhe 47 ndeshje me përfaqësuesen e Anglisë, ku ka shënuar tetë gola.