Ekipi i elitës së futbollit të Kosovës, Vushtrria, në radhët e veta e ka transferuar futbollistin Nertil Hoxhaj.
Hoxhaj që është mbrojtës i krahut të majtë, së fundmi ka luajtur me skuadrën e Elbasanit në Kategorinë e Parë të Shqipërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nertil Hoxhaj 22-vjeçar, i lindur në Fier të Shqipërisë, i formuar te Partizani i Tiranës, debutoi në maj të vitit 2016. Në janar të vitit 2017, mori ofertë nga Flamurtari i Vlorës dhe pas qëndrimit 6 mujor u transferua te Bylisi, por në grup të Play-Offit përballë Tiranës, nuk arriti që të inkuadrohet në Superiore. Pas aventurës në Bylis, Hoxhaj u transferua tek Elbasani, ku pas qëndrimit njëvjeçar përfundon kontratën për të filluar një aventurë të re me ne, në Superligën e Kosovës”, shkruhet në njoftimin e klubit.