Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muçaj i bashkohet Vushtrrisë

Mesfushori defanziv Ledjon Muçaj i është bashkuar Vushtrrisë.

Klubi vushtrrias ka konfirmuar lajmin nëpër rrjete sociale.

“ Klubi ka arritur marrëveshje me mesfushorin defanziv nga Shqipëria Ledjon Muçaj, 26 vjeqar i lindur në Fier, ku ishte paraqitur në disa skuadra nga Superliga Shqiptare, siq janë KF Bylis, KF Apolonia, KF Besa e Kavajës, më pas për tu transferuar në KF Gjilani gjatë sezonit vjeshtor 2018, dhe në Janar 2019 ishte pjesë e KF Ballkanit të Suharekës”, thuhet në njoftim.