Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vucaj i bashkohet Deçiqit

Mesfushori nga Shqipëria, Erjon Vucaj karrierën do ta vazhdojë në Mal të Zi. Ish-futbollisti i Dritës, Vucaj është transferuar te skuadra e Deçiqit. Ai te Deçiqi është prezantuar të enjten, pak ditë pasi e shkëputi marrëveshjen me skuadrën e Dritës.

Te Deçiqi nuk i kanë bërë të ditura detajet e transferimit të Vucajt, por mesfushorin e kanë vlerësuar si përforcim tejet të rëndësishëm për pjesën e mbetur të këtij edicioni.

Vucaj ishte pjesë e Dritës për tre vjet, ku arriti edhe ta fitojë titullin e kampionit të Kosovës me ekipin nga Gjilani.