Mesfushori Erjon Vucaj më nuk është pjesë e skuadrës së Dritës. Ekipi nga Gjilani ka njoftuar të hënën se ka ndërprerë bashkëpunimin me mesfushorin nga Shqipëria.
Vucaj ishte pjesë e Dritës prej vitit 2018 ku ka arritur ta fitojë titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në futboll. Në njoftimin e saj, Drita e ka falënderuar mesfushorin për kontributin e dhënë dhe i ka dëshiruar suksese në karrierë.
“Klubi jonë FC Drita njofton se ka mbyllur bashkëpunimin e mesfushorin, Erjon Vucaj. Vucaj i cili u bashku me klubin tonë në vitin 2018-ë, ku ka arritur të zhvillojë 103 ndeshje kampionale, 6 ndeshje të Kupës, 1 ndeshje të Superkupës dhe 7 ndeshje ndërkombëtare me Dritën. Futbollisti Erjon Vucaj ishte një nga futbollistët e dalluar në vitet e fundit, ku ishte pjesë e sukseseve tona, duke fituar titullin kampion 2019/20 dhe paraqitjeve të mira në garat evropiane”, ka shkruar Drita.