Vushtrria ka arritur të marrë fitore të rëndësishme në xhiron e katërt të Superligës së Kosovës në futboll duke e mposhtur Ferizajn si mysafire me rezultat 0 me 1.
De Souza realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 34-të.
Në takimin tjetër që u zhvillua në të njëjtën kohë, Flamurtari ka mposhtur Dukagjinin 2 me 0 me golat e Festim Krasniqit dhe Danin Taloviqit.
Flamurtari me këtë fitore shkon në kuotën e shtatë pikëve pas katër ndeshjeve. Vushtrria ka katër pikë në po aq ndeshje, ndërsa Ferizaj ka vetëm tri pikë. Dukagjini është i fundit me vetëm një pikë në tabelë, aq sa ka nënkampioni Prishtina.
