Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vullneti është plot vullnet, me gjithë telashet

Emrin që mban e ka arsyetuar goxha mirë deri më tash. Vullnet Basha është plot vullnet, ndonëse që nga mosha 13-vjeçare ka pasur probleme me lëndime të muskujve: zgjatje e këputje.

Por ai nuk është ndalur. Ka vazhduar të punojë fort për të mbetur në nivel të lartë si futbollist profesionist. Basha 27-vjeçar është pjesë e klubit elitar të Polonisë, Wisla Krakow, që është në garë për të fituar titullin e këtij edicioni, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, vëllai i vogël i futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha, Vullneti, pranon se lëndimet e shpeshta e kanë penguar të bëjë karrierë më të madhe.

"Nuk dorëzohem për asgjë. Sikur të isha dorëzuar dhe të mos kisha vullnet për punë, nuk do të vazhdoja të luaja. Kam pasur edhe problem me shpinë dhe specialistët mjekësorë më thonë që mund të vijnë këto lëndime edhe nga shpina", tregon Basha gjatë një bisede për gazetën.

Basha për gazetën pranoi të flasë vetëm pasi përfundoi punën e tij në fitnes. Atë nuk e ndërpret asnjëherë...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.