Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basha kthehet te Wisla Krakowi

Wisla Krakowi i Polonisë ka njoftuar të premten mbrëma se Vullnet Basha do ta veshë sërish fanellën e kësaj skuadre.

Futbollisti shqiptar rikthehet te ky ekip pas një viti.

Ai ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2024.

31-vjeçari u largua nga Wisla në fund të sezonit 2020/2021 dhe iu bashkua ekipit grek, Ionikos Nikiea.

Ai luajti në vetëm katër ndeshje, por asnjëherë si titullar.

Me Wisla Krakowin nga edicioni 2017 deri në vitin 2020 luajti në 85 ndeshje, ndërsa ka katër gola të shënuar.

Artikuj të ngjashëm