Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vritet trajneri i të rinjve të Shakhtarit

Një trajner i të rinjve të skuadrës së Shakhtar Donetskut është vrarë nga bombardimet ruse, ka njoftuar skuadra ukrainase.

Lajmi u konfirmua nga drejtori i përgjithshëm, Palkin.

“Një nga punëtorët tonë u vra të mërkurën. Trajner i të rinjve. U vra nga bombardimet e rusëve. Rusia është duke i vrarë ukrainasit, ndaleni këtë marrëzi! Nuk mund të qëndroni të heshtur, të gjithë ju do të jeni fajtor dhe përgjegjës për krimet e bëra”, ka thënë ai.

Rusia është përballur me shumë sanksione qëkur ka nisur pushtimin në Ukrainë.

FIFA dhe UEFA vendosën që t’i largojnë ekipet ruse dhe përfaqësuesen nga të gjitha garat, përfshirë edhe Kupën e Botës në Katar. UEFA e zhvendosi edhe finalen e Ligës së Kampionëve nga St. Petersburgu në Paris.

Artikuj të ngjashëm