Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shakhtari kërkon 40 milionë euro nga FIFA, kjo është arsyeja

shakhtar donetsk, sport, futboll,

13 herë kampioni i Ukrainës, Shakhtar Donetsk do të kërkojë kompensim deri në 40 milionë euro nga shtëpia botërore e futbollit, FIFA, para Gjykatës së Arbitrazhit për Sport të enjten.

“Shumë të huaj janë larguar nga klubi si futbollistë të lirë”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i Shakhtarit, Sergei Palkin, për agjencinë e lajmeve “AFP”.

“Klubi po mundohet t’i kompensojë 40 milionë euro të humbura dhe FIFA duhet ta kompensojë dëmin si përgjegjëse”, është shprehur ai të mërkurën.

Në qershor, FIFA kishte vendosur që lojtarët apo trajnerët e huaj në Ukrainë, mund t’i shkëpusin kontratat e tyre për shkak të pushtimit nga Rusia.

Shakhtari në fazën grupore të Ligës së Kampionëve përfundoi i treti, prapa kampionit në fuqi, Real Madridi, dhe Leipzigut.