Albion Vrenezi është në kërkim të një klubi të ri pasi skuadra Turkgucu ka bankrotuar.
Vrenezi mund të mbetet në Munich edhe në sezonin tjetër.
Kështu të paktën ka lënë të kuptohet menaxheri i Vrenezit, Dardan Idrizi.
“1860 është klub me traditë, me komunitet fantastik të tifozëve në një qytet të bukur”, ka thënë Idrizi të premten për mediumin “Merkur”.
28-vjeçari Vrenezi u rrit në Munich ku i kaloi të gjitha ekipet zinxhir. Ai në futbollin profesionist debutoi me Jahn Regensburgun në vitin 2017.
Edhe
Vrenezi dhe Regensburgu ndajnë rrugët
Para sezonit aktual, Vrenezi u transferua te skuadra e kategorisë së tretë turke, Turkgucu Munich, dhe ishte prej më të mirëve.
Pasi ky ekip bankrotoi, ende nuk është e ditur se ku mund të përfundojë 28-vjeçari Vrenezi, që luan në pozitën e krahut të djathtë.