Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vrenezi dhe Regensburgu ndajnë rrugët

Albion Vrenezi dhe skuadra Jahn Regensburg i kanë ndarë rrugët.

Të premten, skuadra e rangut të dytë në futbollin gjerman njoftoi se ka skaduar kontrata e futbollistit ofensiv 27-vjeçar dhe nuk do t’i vazhdohet më tej.

Të dyja palët janë pajtuar për këtë gjë.

Vrenezi u transferua te Regensburgu në vitin 2017-të dhe që atëherë ka luajtur në 56 ndeshje. Ai ka shënuar pesë gola në total dhe ka asistuar tetë herë.

“Gjatë kohës në SSV Jahn, Albioni ka pasur zhvillim pozitiv dhe e ka pasuruar lojën tonë me entuziazmin dhe kreativitetin e tij. Albioni meriton falënderim të madh për përkushtimin. Ai gjithmonë do të jetë i mirëseardhur në klubin tonë. Dëshiroj që ai do ta bëj zgjedhjen e duhur me klubin e ri”, ka thënë drejtori menaxhues i skuadrës, Christian Keller.

Artikuj të ngjashëm