Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vrasja e pazbuluar e shokut inspiroi yllin e ragbit

Perry Baker është më tepër i mësuar për të ikur nga mbrojtësit. Por verën e kaluar, lojtari më i mirë i vitit i ragbit me shtatë lojtarë, po fantazonte duke ndjekur njerëzit e këqij.

“Unë u ndjeva aq 'cool' duke ndjekur njerëzit, thyer dyert dhe duke vepruar në grup”, ka thënë lojtari amerikan për praktikën që ka bërë në skuadrën e njësitit special SWAT të policisë së New Yorkut. “Isha i entuziazmuar. Dua të jem pjesë e kësaj, duke u munduar të gjej njerëzit që kanë shkelur ligjin. Shkova në akademinë e policisë në New York dhe bëra xhiro me një nga zyrtarët policorë. Më pas shkova në njësitin SWAT për të parë ndërtimin, veturat që kanë dhe ato që përdorin për detyra të caktuara”, rrëfen Baker.

Njeriu që njihet me nofkën "shpejtësia", është shumë i shpejtë në fushë të ragbit.

Në serinë e ragbit shtatëshe këtë stinor, ai ka tashmë 17 shënime dhe iku nga mbrojtësit plot 22 herë. Mirëpo, depërtimi në ragbi nuk ka qenë i lehtë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)