Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Volejbollistët luajnë në Letoni, volejbollistet në Zvicër

Përfaqësueset e Kosovës në volejboll vazhdojnë të shtunën (sot) me ndeshje në kuadër të CEV Silver European League. Volejbollistët e Kosovës luajnë në udhëtim ndaj Letonisë në qytetin Daugavpils.

Ndërkohë volejbollistet përballen me Zvicrën në Rossemaison. Liga Evropiane deri më tani është treguar të jetë nivel i lartë për përfaqësueset e Kosovës, që janë të fundit nëpër grupe, shkruan sot Koha Ditore.

Volejbollistët në ndeshjet në shtëpi pësuan nga Maqedonia me 3:1 në sete dhe nga Austria me 3:0. Volejbollistet humbën 3:0 nga Estonia dhe me rezultat të njëjtë nga Suedia. Suedia prin në grup para Estonisë, Zvicrës e Kosovës. Te meshkujt prin Letonia para Austrisë, Maqedonisë e Kosovës.