Volejbollistët e Kosovës i kanë mbyllur me humbje kualifikimet për “EuroVolley 2026” që organizohet në Bullgari, Finlandë, Itali dhe Rumani.
Kosova të shtunën u mposht edhe në ndeshjen e fundit të grupit nga Letonia 3:1 në sete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas katër ndeshjeve, Kosova mbeti e fundit pa pikë në Grupin G.
Sllovakia është e para me nëntë pikë, pas tri fitoreve e një humbjeje. Tri fitore e një humbje i ka edhe Letonia e dyta me pikë të njëjta si Sllovakia.
Letonia e fitoi setin e parë me rezultat 25:13. Volejbollistët e Letonisë e fituan edhe setin e dytë me rezultat 25:12. “Dardanët” reaguan në setin e tretë duke e fituar me rezultat 25:23 por që nuk ishte e mjaftueshme pasi Letonia triumfoi në setin e katërt duke e fituar me rezultat 25:16.
Evropiani 2026 i volejbollit do të jetë edicioni i 34-t. Vetëm për herën e katërt organizohet në katër shtete të ndryshme.