Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Volejboll, humbje e thellë e Kosovës nga Bullgaria

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në volejboll (vajzat) e ka humbur edhe ndeshjen e tretë në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Rumani.

Të premten, volejbollistet kosovare pësuan humbje të thellë nga Bullgaria me rezultatin 3:0 në sete.

Në setin e parë, Kosova i fitoi vetëm tetë pikë.

Seti i dytë përfundoi 25:14, ndërsa i treti 25:10.

Kosova më herët ka humbur edhe nga Rumania e Turqia.

Tani do të luajë për plasman përfundimtar, përkatësisht për të shmangur vendin e fundit në Ballkanik.

Artikuj të ngjashëm