Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Volejboll, Drita forcohet me dy lojtare

Volejbollistet e Kosovës, Valmira Ramadani e Dhurata Sylejmani i janë bashkuar skuadrës së Dritës nga Gjilani për edicionin e ri.

Dy lojtaret që ishin pjesë e Kastriotit të Ferizajt, të hënën janë prezantuar te skuadra e Dritës dhe janë vlerësuar si shumë të rëndësishme për sezonin e ri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Valmira Ramadani njihet për aftësitë e saj si bllokuese dhe sulmuese e suksesshme, kurse Dhurata Sylejmani është një prej lojtareve të padiskutueshme në pozitën e korrektores, dy elemente që i duheshin Dritës”, thuhet në njoftim.

Drita është ekipi i vetëm kosovar që në edicionin 2020/21 do të paraqitet në garat evropiane. Do të luajë në kuadër të CEV Cup ku do të përballet me kampionin e Çekisë, Shelmy Brno.