Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vojvoda vazhdon kontratën me ekipin belg, Mouscron

Mbrojtësi i krahut i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka vazhduar kontratën me skuadrën belge, Royal Excel Mouscron. Lajmi është bërë i ditur të hënën në ueb-faqen zyrtare të klubit elitar të Belgjikës, shkruan Koha Ditore.

Me Mouscronën ka vazhduar kontratën deri në verën e vitit 2020. "Mërgim Vojvoda dhe Royal Excel Mouscron kanë gjetur gjuhë të përbashkët për vazhdimin e kontratës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Reprezentuesi i Kosovës do t'i mbrojë ngjyrat e klubit deri në qershor të vitit 2020.

Ai, gjithashtu, është liruar të luajë për Kosovën më 13 nëntor në miqësoren kundër Letonisë", shkruan në faqen e klubit belg. Mbrojtësi te Mouscroni u transferua në verën e vitit të kaluar nga Standard Reserve e Belgjikës.