Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Rossonerët” synojnë transferimin e mbrojtësit kosovar

acm

Mbrojtësi i krahut, Mërgim Vojvoda, mund të largohet nga skuadra e Torinos, por jo edhe nga kampionati italian.

Sajti belg, “LeSoir”, ka shkruar të premten se interesim për Vojvodën ka shprehur skuadra e Milanit. Madje, thuhet se marrëveshja mes klubeve është arritur për reprezentuesin e Kosovës, por detajet nuk janë bërë të ditura.

Te Milani, po e shohin Vojvodën si përforcim të duhur për krahun e mbrojtjes në sezonin e ri. Në fakt, Vojvoda mund të luajë në të dy krahët, pasi kohët e fundit te Torino po angazhohet në krahun e majtë.

27-vjeçari ka kontratë me Torinon deri në vitin 2024 kurse këtë edicion ka dy asistime në 25 ndeshje të luajtura.

Vojvoda është pjesë e Torinos prej vitit 2020 kurse para fillimit të këtij sezoni është kërkuar edhe nga skuadra e Romës.