Mërgim Vojvoda pritet të ndërrojë skuadër, përkatësisht të largohet nga Torino.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, që te Torino është inkuadruar edhe në krahun e majtë, pritet të transferohet tek Udinese, që po ashtu bën gara në Serie A.
Kështu ka shkruar të dielën njohësi i transferimeve në futbollin evropian, Nicolo Schira.
Ai ka thënë se Udinese planifikon që në skuadër ta ketë futbollistin e Kosovës.
Në 32 ndeshje të edicionit të kaluar në të gjitha garat, 28-vjeçari Vojvoda pati gjashtë asistime.
Artikuj të ngjashëm