Mërgim Vojvoda ka kontribuar me asistim në fitoren e Torinos ndaj Sampdorias. Vojvoda asistoi për kroatin Nikola Vlasiq që shënoi gol në minutën e 59-të.
Torino fitoi 2:0 të mërkurën në ndeshjen që i takoi javës së 14-të të Serie A të Italisë.
Vojvoda luajti në krahun e majtë deri në funt të takimit.