Vllaznia e Pozharanit ka prezantuar gjashtë përforcimet e ardhura në ditët e fundit, përfshirë edhe Erdin Hashanin, futbollistin e ardhur nga Drita.
Klubi që do të luajë për herë të parë në Superligë angazhoi ditët e fundit, trajnerin Bekim Isufi dhe gjashtë futbollistë të ri, të njohur në Superligë, si Hashani, Alban Shillova, Fuat Karabegu, Almedin Murati, Alban Tusuni dhe Arbër Basha, transmeton KTV.
Të gjithë futbollistët, nga drejtuesit e skuadrës janë prezantuar me një fanellë, atë me numrin 19.