Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vllaznia pëson humbje në Belfast

Vllaznia e Shkodrës ka pësuar 3:1 nga Linfieldi i Irlandës së Veriut. Të enjten mbrëma në Belfast, shkodranët shfaqën pak ndaj skuadrës vendase në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Linfieldi shënoi në minutën e 57-të, 68-të dhe të 76-të për epërsinë 3:0. Vllaznia ia doli të shënoi një gol deri në fund, që mund të jetë i rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në Shkodër. Në minutën e 89-të shënoi mbrojtësi kroat Marko Juriq.