Vllaznisë së Shkodrës nuk i ka mjaftuar fitorja 1:0 ndaj Lifieldit të Irlandës së Veriut.
Të enjten mbrëma në “Loro Boriçi”, Vllania shënoi fitoren e pamjaftueshme ndaj Linfieldit, që avancon në Ligën e Konferencës falë fitores 3:1 në ndeshjen e parë në shtëpi.
Bekim Balaj shënoi golin e vetëm për Vllazninë në minutën e 54-t.
Shkodranët kanë kërkuar edhe golin e dytë, por pa sukses. Janë eliminuar në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës me rezultatin e përgjithshëm 3:2.