Vllaznia e Shkodrës e ka fituar Kupën e Shqipërisë në futboll.
Në finalen e luajtur të hënën mbrëma në stadiumin “Air Albania” mposhti Skënderbeun me rezultatin minimal, 1:0.
Golin e fitores për skuadrën nga Shkodra e shënoi brazilian, Victor Matheus da Silva.
Finalja e zhvilluar në Tiranë u përcoll nga një numër i limituar i shikuesve. Ishte edhe hera e parë që në një stadium të Shqipërisë janë lejuar shikuesit pas paraqitjes së koronavirusit.
Për Vllazninë ishte trofeu i shtatë i fituar në garën e Kupës. Për herë të fundit e kishte fituar në vitin 2008.
Artikuj të ngjashëm