Futboll

Vllaznia e fiton ndeshjen e parë ndaj Kolosit

Vllaznia

Futbollistet e Vllaznisë së Shkodrës e kanë fituar 2:0 ndeshjen e parë të “Europa Cup” ndaj Kolos Kovalivkas ukrainase. 

Ishte ndeshja e parë e vlefshme për raundin kualifikues të kësaj kupe, ku Vllaznia është debutuese pas eliminimit nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve. 

Shkodranet fituan me golin e Megi Doçit dhe autogolin e mbrojtëses Sofiya Solomakha, në minutën e 14-të dhe në fundin e pjesës së parë. 

Ndeshja u zhvillua të enjten në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa dueli kthyes luhet më 17 shtator në orën 18:00, po në Shkodër.