Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë në futboll

Vllaznia e Shkodrës e ka fituar për herë të dytë rresht Kupën e Shqipërisë në futboll. Në finalen e luajtur të martën mbrëma në “Air Albania” në Tiranë, Vllaznia fitoi ndaj Laçit me shifrat 2:1.

Fituesi i Kupës për edicionin 2021/2022 u vendos vetëm pas vazhdimeve. Koha e rregullt përfundoi 1:1.

Vllaznia për herë të tetë e ka fituar Kupën e Shqipërisë. E kishte fituar edhe vjet.

Laçi e nisi më mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi 1:0 që në minutën e katërt. Saliou Guindo realizoi golin, pas një aksioni të bukur të cilin e nisi Mentor Mazrekaj.

Një tjetër lojtar nga Kosova, Liridon Latifi, asistoi shkëlqyeshëm për Ardit Hoxhajn, që barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 18-të.

Raste tjera kishte në vazhdim, edhe pak incidente, por gola nuk u shënuan deri në fund të kohës së rregullt.

Edhe Vllaznia e fiton ndeshjen e parë ndaj Kolosit Futboll Vllaznia e fiton ndeshjen e parë ndaj Kolosit

Ndërkohë në minutën e 95-të, Mevlan Adili shënoi gol të bukur nga rreth 30 metra largësi për epërsinë 2:1 të Vllaznisë. Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja.

Me triumfin në Kupë, Vllaznia ka siguruar edhe daljen në Evropë.