Ndikimi financiar i pandemisë së koronavirusit do të bëjë që vlera e transferimeve të bie dukshëm, ka thënë politikani francez Daniel Cohn-Bendit.
Daniel ka marrë shembull sulmuesin e Paris Saint-Germainit. Sipas tij, Mbappe tash do të kushtojë rreth 40 milionë euro, krahasuar me 180-200 milionë euro sa ka kushtuar para shpërthimit.
“Nesër, Mnappe do të kushtonte maksimalisht 35-40 milionë euro, e jo 200 milionë euro”, ka thënë ai për “Ouest-France”. “Kush do të jetë në gjendje të blejë atë? Do të ketë rregullore të reja dhe kjo do të prekë edhe pagat dhe të drejtat e imazhit”.
Mbappe është duke u kërkuar nga Real Madridi. Më herët është raportuar se ai po insiston të largohet. Real Madridi do të vazhdojë të bëjë përpjekje për ta transferuar 21-vjeçarin. Krerët e klubit madrilen planifikojnë të mbledhin fonde me shitjen e lojtarëve si James Rodriguez, Luka Joviq e Gareth Bale.