Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali synon të transferojë Mbappen për 400 milionë euro

Real Madridi mund të bëj rekord të ri botëror në transferimin e një futbollisti.

Madrilenët në afatin kalimtar veror në vitin tjetër, synon që ta blejë sulmuesin e krahut, francezin Kylian Mbappe, për 400 milionë euro, raporton e përditshmja franceze “Le Parisien”, transmeton KTV.

Ky është thuajse dyfishi i çmimit që e vendosi PSG-ja në vitin 2017-të, kur klubi francez e bleu Neymarin nga Barcelona.

20-vjeçari Mbappe në edicionin e sivjetmë në 11-të ndeshjet e para në të gjitha garat ka shënuar 9 gola dhe ka katër asistime.

Kontrata e tij përfundon në qershor të vitit 2022.