Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vladi nominohet për lojtar të muajit në Zvicër

Sulmuesi i Aaraut në rangun e dytë të futbollit zviceran, Shkëlqim Vladi, është i nominuar për lojtarin më të mirë të muajit gusht në Zvicër.

Për lojtar të muajit në Zvicër mund të hyjnë në nominim futbollistë të Superligës dhe kategorisë së dytë, “Challenge League”. Dhe Vladi është në mesin e pesë më të mirëve, pavarësisht se luan në kategorinë e dytë.

Katër të nominuarit tjerë janë Renat Dadashov i Grasshopperit, Lukas Gortler i St. Gallenit, Cedric Itten i Young Boysit dhe Koro Kone i Yverdon Sport.

21-vjeçari Vladi ka nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer. I prinë listës së golashënuesve në kampionat me tetë gola në 6 paraqitje.