Vitor Roque është lënduar rëndë dhe është larguar nga fusha me barelë gjatë ndeshjes mes Athletico Paranaenses e Internacionalit në elitën e futbollit brazilian.
Ylli i ardhshëm i Barcelonës u largua nga fusha pas vetëm shtatë minutash, pas një ndërhyrjeje të ashpër nga mbrojtësi i Internacionalit, Nicolas Hernandez.
Sipas raportimeve nga mediat braziliane, ai ka lëndim serioz në nyjën e këmbës dhe mund të qëndrojë jashtë fushës së gjelbër për tre muaj.
Lëndimi i Roques është shqetësim edhe për gjiganten nga Katalonja, që më herët gjatë kësaj vere arriti që ta sigurojë 18-vjeçarin për 35 milionë euro, plus bonuset e tjera.
Braziliani pritet t’i bashkohet Barcelonës në muajin janar.