Virgil van Dijk nuk do të luajë në Kampionatin Evropian. Në fakt, ai pritet që edhe me Liverpoolin të kthehet në fushë në kohë, para fillimit të edicionit 2021/22. Kapiteni i Holandës është jashtë fushës që prej muajit tetor pasi dëmtoi rëndë ligamentet e gjurit në një duel me portierin e Evertonit, Jordan Pickford.
29-vejçari është duke e kryer fazën rehabilituese, dhe është parë në një fotografi duke stërvitur me një top. Janë postuar edhe video të qendërmbrojtësit duke vrapuar.
“Gjërat kanë shkuar mirë, nuk kam pasur probleme. Kam përparuar. Në këtë periudhë, kam ardhur me vendimin që duhej ta merrja, të jem pjesë e Evropianit apo jo. Me çdo gjë që po zhvillohet, fizikisht e kam ndjerë se është vendimi i duhur që të mos jem pjesë e Evropianit dhe të shkojë në fazën e fundit rehabilituese para nisjes së sezonit. Do të më mungojë Kampionati Evropian dhe të jem lider i shtetit tim, por kështu kanë qenë gjërat dhe duhet ta pranoj. Është e vështirë, por jam në paqe me këtë”, ka thënë Van Dijk për faqen zyrtare të klubit.