Skuadra norvegjeze, Vipers Kristiansand, ka fituar trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në hendboll (femrat).
Vipers Kristiansand të dielën në finalen e zhvilluar në Budapest e mposhti Brest Bretagnen (Francë) me rezultatin 34:28. Henny Ella Reistad udhëhoqi Vipersin me 12 gola. Ana Gros ishte më efikasja te Bresti me 8 gola.
Vjet nuk kishte kampion evropian për hendbolliste për shkak të pandemisë.
Artikuj të ngjashëm