Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vipersi norvegjez fiton Championsin për herë të tretë rresht

Skuadra norvegjeze, Vipers, është fituese e Ligës së Kampionëve në hendboll. Hendbollistet e Vipers Krstiansand të dielën në finale të Ligës së Kampionëve mposhtën skuadrën hungareze FTS-Rail Cargo Hungaria me rezultat 28:24.

Sunniva Andersen dhe Anna Vyakhireva shënuan nga gjashtë gola për Vipersin. Me 16 pritje u dallua Katrine Lunde.

Vipersi për herë të tretë fitoi garën elitare evropiane.

Në ndeshjen për vend të tretë Gyori hungarez fitoi ndaj Esbjergut danez me rezultat 28:27.

Turneu final i Championsit u zhvillua në Budapest. Në finale ishin mbi 20 mijë shikues.