Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Viniciusi me kontratë të re

Vinicius

Vinicius Junior ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin për vazhdimin e kontratës.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se pas pushimeve, klubi do të njoftojë për vazhdimin e kontratës me brazilianin.

Kontrata aktuale 21-vjeçarit i skadon në vitin 2024. Sulmuesi i krahut, ka pasur paraqitje fantastike edicionin që lamë pas duke e ndihmuar Real Madridin të triumfojë në Ligën e Kampionëve dhe La Liga.