Skuadra e Villarrealit do të jetë pa lojtarin kryesor, sulmuesin Gerard Moreno në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të LIgës së Kampionëve kundër Juventusit. Moreno për shkak të lëndimit të muskulit në këmbën e djathtë, do të pauzojë për tri javë dhe mbetet në dyshim edhe për ndeshjen e kthimit.
Ai shkaku i këtij lëndimi, i mungoi Villarrealit për 35 ditë mes muajit tetor dhe nëntor të vitit të shkuar. Duelin e parë kundër Juventusit, Villarreali e luan në shtëpi më 22 shkurt kurse atë të kthimit më datën 16 mars në Torino.
Sulmuesi 29-vjeçar këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka bërë katër asistime në 19 paraqitje për Villarrealin.
Artikuj të ngjashëm