Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Video e rrallë: Si mbaheshin garat e atletikës në Kosovë në vitin 1997

Atleti Agron Muçaku është kthyer në arkivin e tij personal, për të gjetur video të organizimit të mitingut të hapur të atletikës, që ishte mbajtur në Gjakovë, në vitin 1997.

Ai ka postuar në profilin e tij në Facebook inserte nga ky organizim, që mund të konsiderohet pjesë e rezistencës paqësore të Kosovës ndaj regjimit të Serbisë, që kishte zaptuar ndër të tjera edhe infrastrukturën sportive në Kosovë.

Atletëve, dhe sportistëve në përgjithësi u kishte mbetur që garat t’i zhvillojnë në fusha të natyrës, si kjo në rastin konkret.

Secilës video Muçaku i ka bërë nga një dedikim, ndërsa ju mund ta shihni të plotë më poshtë:

Hedhja e shtizës

Edhe Botërorët që për Kosovën kalojnë në heshtje Sporte të tjera Botërorët që për Kosovën kalojnë në heshtje

Këtë video ja dedikoj: Adnan Tahirit, veteranit nga Prizreni i cili në mitingun e hapur të atletikës që ishte mbajtur në Gjakovë, 23.11.1997, e zuri vendin parë në hedhjen shtizës në gjatësi 41.70m. Gjithashtu kjo video i dedikohet edhe veteranit Banush Dakaj nga Suhareka i cili zuri vendin e tretë.

Hedhja e diskut

Këtë video ja dedikoj: Sejdi Blakaj, veteranit nga Peja i cili me dekada ishte rekordmen në hedhjen e diskut. Sejdiu, në mitingun e hapur të atletikës që ishte mbajtur në Gjakovë, 23.11.1997, e zuri vendin parë duke hedhur diskun në gjatësi 33.90 m.

Vrapim në 1500 m / femrat

Këtë video ja dedikoj: Myrvete Përvetica dhe Ganimete Miftari të dyja atlete nga KA Prishtina: Myrvete Përvetica ishte fituese e vendit të parë në disIplinen 1500m, në mitingun e hapur të atletikës që ishte mbajtur në Gjakovë, 23.11.1997.

Edhe 65-vjeçari që nuk heq dorë nga atletika SOT 65-vjeçari që nuk heq dorë nga atletika

Vrapim në 400 m / meshkujt

Këtë video ja dedikoj: Rekordmenit, Naim Malazezi

PASI JEMI NË PRAG TË FESTES SË FLAMURIT - e rikujtoj edhe një garë që është mbajtur në Gjakovë për nderë të kësaj dite. Konkretisht me datë 23.11.1997, d.m.th para 21 vite. Në video mund të shikoni garat në 400 m , senior. Vendin e parë e zuri sprinteri rekordmen nga Prizreni Naim Malazezi. Ndërsa, vendin e tretë sprinteri nga Gjakova Napolon Zeqiri. Gjithashtu në këtë garë ka marrë pjesë edhe atleti i ri nga Gjakova, Besfort Rogova.

21 vjet pas, rikujtim me rastin e Festës së Flamurit

Këtë video ja dedikoj: Halil Sulejmanit, Kryetar i Fedreatës.

Edhe Çerekshekulli i shpalljes së më të mirëve nga KOHA Sport Çerekshekulli i shpalljes së më të mirëve nga KOHA

PASI JEMI NË PRAG TË FESTËS SË FLAMURIT - e rikujtoj edhe një intervistë që është marrë nga Kryetari i Federates Atletike të Kosovës pas përfundimit të garave që ishin mbajtur në Gjakovë për nderë të kësaj dite. Konkretisht me datë 23.11.1997, dmth para 21 vite.


* Muçaku është atlet veteran, anëtar i Kryesisë së Federatës së Atletikës nga viti 1990 deri në vitin 2000 dhe rekordmen në dy disiplina 110m me pengesa dhe 400m me pengesa qe nga viti 1986. Është organizator kryesor i këtyre dy garave për nder të ditës së flamurit. Njëra me 21.11.1992 dhe tjetra 23.11.1997. Trajner i klubit atletik "Vëllaznimi" nga Gjakova që nga viti 1984 deri në vitin 2000.